Ballina Shëndeti Këshilla Pse nuk duhet ta mbani telefonin pranë shtratit, problemet që shkakton

Pse nuk duhet ta mbani telefonin pranë shtratit, problemet që shkakton

Frekuencat radio të përdorura nga telefonat celularë ka të ngjarë të ndryshojnë prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ritmin 24-orësh të trupit. Në këtë përfundim arritën shkencëtarët suedezë dhe amerikanë, të cilët studiuan efektin e celularëve në gjumë.

Ata studiuan 70 persona të moshës 18-45 vjeç të cilët u ndanë në dy grupe. Në njërin grup ata ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik të barabartë me celularin e tyre para se të shkonin në shtrat, ndërsa në grupin tjetër ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit virtual.

Asnjë grup nuk e dinte nëse ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit normal apo virtual. Studiuesit regjistruan simptomat e të gjithë pjesëmarrësve gjatë gjumit. Ata zbuluan se ekspozimi për 3 orë në 884 MHz shkaktoi simptoma të dukshme dhe ndryshime në elektroencefalogram gjatë gjumit.

Studiuesit pranuan se informacioni ishte i pakët për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, por shtuan se studimet më të mëdha kishin zbuluar se përdorimi i celularit nuk kishte një efekt afatshkurtër në tru.

Megjithatë, siç thanë ata, mbetet për t’u parë pse vullnetarët që nuk e dinin se po ekspozoheshin ndaj rrezatimit kishin probleme si pagjumësi, dhimbje koke, konfuzion dhe objektivisht siç u zbulua në elektroencefalogram.

Derisa të ketë studime më të gjera dhe përfundime më të detajuara, studiuesit këshillojnë publikun të mos e përdorë celularin para se të flejë dhe të mos flejë me të pranë komodinës. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews