Ballina Aktualitet Fitorja e Vuçiqit në Serbi, sa impakt ka në Kosovë? Haradinaj: Nuk...

Fitorja e Vuçiqit në Serbi, sa impakt ka në Kosovë? Haradinaj: Nuk na intereson

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për gazetaren Linda Karadaku, e cila u transmetua në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, doli dhe për zgjedhjet në Kosovë.

Ai tha se për popullin kosovar nuk ka asnjë vlerë se kush fiton apo humbet në Serbi, sipas tij e rëndësishme është qëllimi i interesit që Kosova të njihet si shtet i pavarur nga ana e palës tjetër.

Pjesë nga intervista:

Karadaku: Zgjedhjet në Serbi nuk kanë prodhuar ndonjë çudi të madhe Vuçiç ka fituar përsëri. Për Kosovën a ka rëndësi kjo po të shikojmë kandidaturat qoftë në zgjedhjet presidenciale, qoftë në ato parlamentare?

Haradinaj: Ne nuk kemi dhe nuk mund të kemi marrëdhënie dashurie me politikën e Serbisë. Nuk na preokupon ne se çfarë vendos populli serb. Ne kemi interesa më të ngushta me Amerikën për të nxjerrë rezultatin tonë. Nuk besojmë se është në interesin tonë të komentojmë kualitetet e tyre, i ka zgjedhur populli i vet. Interesi ynë është vetëm njohja reciproke.

Karadaku: Zhvillimet në Ukrainë kanë nxjerrë nevojë që jo vetëm ushtarakët të jenë të përgatitur, por që njerëzit të jenë të përgatitur. Unë këtë e kam parë në Ukrainë, ku populli 18-vjeç e lart është në front. A është e gatshme Kosova që çfarë do që të ndodhë të jetë gati dhe për më të keqen?

Haradinaj: Besoj se vendi më i sigurtë në botë është Kosova, pikërisht për shkakun se aty është flamuri amerikan ku nuk guxon kush me i prek, është dhe flamuri i aleatëve. Ne nuk kemi patur shqetësim në përballje, i kemi rritur kapacitet mbrojtëse. Ne kemi Shqipërinë ën NATO, nuk është më si dikur. Shqipëria në atë kohë sërish na mbështeti na dha armë. Liria dhe siguria nuk falen, duhet forcuar vazhdimisht.

Karadaku: A do të ishte e gatshme FSK-ja të shkonte në zonat përreth Ukrainës ku kemi një përforcim të trupave të NATO-s?

Haradinaj: Po kemi kapacitete për të qenë të pranishëm në këtë gjendje. Si në pranim, si në mbështetje por edhe në veprimtari të tjera që do të kishin të bënin me shtimin e sigurisë në perimetër, ne i kemi kapacitete të tilla. Kuptohet ne përfitojmë nga përkrahja në siguri e NATO-s dhe e Amerikës dhe aleatëve të tjerë, jemi të interesuar në këto përvoja në vende të dytë dhe të treta.

Kardaku: Po është edhe një borxh që Kosova ja ka NATO-s apo jo?

Haradinaj: Po, siç e dini Kosova ka marrëdhënie të mira edhe ushtarake me Amerikën. Kemi një program të përbashkët ushtarak, të ngjashëm siç e kishte Ukraina, ju e shihni se vija komanduese e Ukrainës dhe doktrina e tyre ka sukses, se është perëndimore është amerikane. Ne kemi të njëjtën situatë, në vazhdimësi po zhvillojmë ushtrinë tonë në partneritet të plotë me ushtrinë amerikane. Jo vetëm kaq, Amerika na ka dhënë mjaft vende të lira nëpër programet ushtarake për lidership. Një djalë dëshmori ka fituar të drejtën për një program të tillë për oficer, ka shumë oficerë të rinj që kanë fituar të drejta për programe të lidershipit në Amerikë.

Karadaku: Zoti Haradinaj, ju shikoni të dhënat e fundit dhe në fakt provat që po nxirren për krimet që kanë kryer forcat ruse në Bucha. Por pritet që në qytezat e tjera përreth Kievit të ketë ngjarje edhe më të rënda siç mund të jetë Mariupoli, por edhe në qyteza të tjera siç ishte rasti i hedhjes së viktimave nëpër puse ekzekutimi i civilëve me duar të lidhura, dhunimi i grave në sy të fëmijëve. Këto nuk janë gjëra për dikë që është nga Kosova, e ka përjetuar luftën. Duket

Haradinaj: Kjo është njësoj si ajo që ndodhi në Jugosllavi. Luftrat serbe të regjimit të Millosheviçit që u gjykua për krime lufte. Ne menduam se nuk do i shihnim më, por ja që po përsëritet, vrasja e njerëzve dhe civilëve pa asnjë ligj lufte. Këto janë skena lufte, bota nuk duhet t’i lejojë, duhet ta dënojë.

/T.H/Abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews