Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk.
Lëndimi ka ardhur, kur një lojtar i ekipit kundërshtar e ka goditur atë aksidentalisht me shkopin e hokejit në fytyrë.
Në rrjete sociale është publikuar edhe momenti i goditjes së Lukashenkos, shkruan Gazeta Express.
Përkundër goditjes, mediat kanë raportuar se Lukashenko e ka ruajtur qetësinë dhe deri tani lojtari që e ka goditur është shëndosh e mirë.
Lukashenko njihet si një njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
https://youtu.be/6Ws01esB2XQ