Ballina Bota YouTube bllokon kanalin e Parlamentit të Rusisë

YouTube bllokon kanalin e Parlamentit të Rusisë

YouTube ka bllokuar kanalin parlamentar Duma TV. Kjo ka shkaktuar zemërim te zyrtarët rusë të cilët thanë se shërbimi më i popullarizuar i transmetimit në botë mund të përballet me kufizime si kundërpërgjigje për veprimin, sipas The Guardian.

Të shtunën,  YouTube tha se kanali i Dumës ishte “bllokuar për një shkelje të Kushteve të Shërbimit”.

Ndërkohë, rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor tha se i kishte kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma.  Rusia është bllokuar gjithashtu edhe nga  Twitter dhe platformat e Meta, Facebook dhe Instagram, që kur nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.

Disa media ruse e cilësuan këtë veprim si kapitullim, por Roskomnadzor tha se kishte vepruar ashtu siç veproi sepse themeluesi rus i aplikacionit, Pavel Durov, ishte i përgatitur të bashkëpunonte në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në platformë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews