Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës, raporton TV21.
Biri ka vrarë nënën e tij me sëpatë.
Siç njoftoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, Fatmir Rexhepi rasti është paraqitur në polici sot, në ora 8 të mëngjesit.
Policia tashmë ka arrestuar birin 45-vjeçar me iniciale U.D.
“Është arrestuar U.D. i cili paraprakisht ka kryer vrasjen ndaj nënës së tij 73-vjeçare, N.D.”, tha mes tjerash Rexhepi.
Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./TV21
Punonjësit policorë të SPB-Tetovës, me urdhër të gjykatës, dje (07 prill) rreth orës 21:30 në Zhelinë të Tetovës, kanë arrestuar personin V.A. (36) nga Strimnica e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Tetovës. Më vonë ai u dërguar dhe dorëzuar në burg për të vuajtur dënimin.
Mbrëmë (08 prill) në ora 04:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personat M.N. (22) dhe S.D. (21) nga Tetova, të cilët gjysmë ore më parë në rrugën “Boris Kidrç” në Tetovë janë përleshur fizikisht. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dje (07-prill) në orën 10 e 55 minuta, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 38-vjeçarin A.P. nga Tetova, i cili njëzet minuta më parë ishte denoncuar nga 55-vjeçari G.N. nga Falishti i Tetovës se në rrugën ,,Prohor Pçinski“ te varrezat ortodokse në Tetovë e ka sulmuar fizikisht. Sipas raportit, A.P. gjatë sulmit kishte përdorë gjithashtu edhe mjete të forta dhe kishte dëmtuar një derë në një nga dhomat e kapelës së varezave.
Po zbardhet dhe dokumentohet çështja, kurse ndaj personitA.P. do të vijojë një parashtresë përkatëse.
Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, dje (07 prill) rreth orës 16:40 e kanë privuar nga liria 32-vjeçaren D.S. nga Republika e Shqipërisë, e cila paraprakisht kishte qenë e denoncuar nga 61-vjeçarja S.J., me të cilën jetonin në të njëjtën shtëpi në Dobërdoll të Gostivarit, se e kishte sulmuar fizikisht.
Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar, kështu që do të pasoj një parashtresë përkatëse.
Dje (07-prill) në ora 12:20 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 63 vjeçarin I.A. nga Gostivari, i cili kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, me çka është ndaluar në stacionin policor-Gostivar dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë sipas nenit 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Mbrëmë (7 prill) në orën 21:50, 18-vjeçari A.R. nga Dobërdolli i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:20 në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar, afër shkollës së mesme të Gostivarit, kishte qenë i sulmuar fizikisht nga një person. Sipas raportit, personi ka përdorur edhe një send të mprehtë me të cilin ka lënduar personin A.R.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dyzet vjeçari R.A. nga Novosella e Tetovës, dje (07 prill) në ora 14:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë, rreth mesditës, vajza e tij e mitur në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy vajza tjera të mitura, nxënës të shkollës fillore të Tetovës.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Natën në mes të datës 6/7 prill 2022, në një objekt hotelieri në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në pronësi të 41-vjeçarit B.A. nga Strimnica e Tetovës, zjarri ka kapluar banakun në lokalit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe mjete të tjera brenda objektit. Inspektimin e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.