Ballina Aktualitet Paraburgimi, lëshohet urdhër që Muhamed Zekiri të sillet me polici në gjykatë!

Paraburgimi, lëshohet urdhër që Muhamed Zekiri të sillet me polici në gjykatë!

Gjykata Penale Shkup njofton se pas marrjes së kërkesës nga prokurori kompetent, që Muhamed Zekirit t’i shqiptohet paraburgim, ka kërkuar që i njëjti të sillet në Gjykatë me polici, transmeton TV21.

“Pas pranimit të propozimit, në afatin e paraparë ligjor, gjykatësi i procedurës paraprake, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal ka dhënë urdhër deri te Stacioni Policor kompetent për të sjellë të të dyshuarin në adresën e vetme të potencuar në propozim. Pasi i dyshuari të dalë para gjykatësit dhe të deklarohet në raport me propozimin e prokurorit publik, do të përgatitet vendim për të cilin palët dhe publiku do të njoftohen me kohë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Muhamed Zekiri jep dorëheqje

Pas nisjes së hetimit kundër tij, Muhamed Zekiri ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, transmeton TV21.

“I nderuar kryeministër i RMV, z.Dimitar Kovaçevski

Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do t’u mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.

I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë.

Me respekt
Muhamed Zekiri”, qëndron në njoftimin e Zekirit, transmeton TV21.

Paraburgimi u kërkua nga PPTh NKO për shkak të rrezikut se i njëjti dhe dy të dyshuarit tjetër mund të arratisen dhe mund të ndikojnë në hetim duke shkatërruar dëshmitë.

Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë – Muhamed Zeqiri pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente./TV21

Kasami për Zekirin: Më vjen mirë…

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ish partnerë të koalicioni, ka komentuar nisjen e hetimit nga Prokuroria kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë në dorëheqje, Muhamed Zekiri nga radhët e LSDM-së, transmeton TV21.

Kasami tha se vjen mirë që në rastin e Zekirit Prokuroria ka marr hapa konkrete dhe kërkon që e njëjta të ndodh edhe me funksionarë të tjerë, siç tha ai, të partive tjera të pushtetit, lëndët e të cilëve qëndrojnë në sirtarë.

“Uroj që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga qytetarët. Mua më vjen mirë që në këtë rast, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkrete. Unë do të kisha dashur edhe për funksionarë të tjerë të partive të tjera, pjesë të pushtetit, Prokuroria dhe organet të kenë të njëjtën masë dhe të njëjtën qasje, pasi kemi edhe plot lëndë të tjera”, tha Kasami.

Zekiri akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtarë, ndërkaq në hetim janë të përfshirë edhe dy shtetas të Kroacisë.

Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë – Muhamed Zekiri pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente./TV21

@tn.lajmelokale
@tetovanews