Ballina Bota Shkatërrohet terminali i dytë më i madh i grurit në Ukrainë, Borrell:...

Shkatërrohet terminali i dytë më i madh i grurit në Ukrainë, Borrell: Po rrit krizën ushqimore

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, dënoi sulmin me raketa ruse gjatë fundjavës që shkatërroi një terminal  të magazinimit të grurit në qytetin port jugor të Mykolaiv, sipas CNN.

“Një tjetër sulm me raketa ruse që kontribuon në krizën globale të ushqimit. Forcat ruse kanë shkatërruar terminalin e dytë më të madh të drithërave në  Ukrainë, në  Mykolaiv ,” tha Borrell  në një postim në Twitter të  hënën.

Në imazhet e postuara në mediat sociale të dielën shihet terminali i përfshirë nga flakët.  Borrell tha se sulmi ishte në kundërshtim me premtimet e fundit të presidentit rus Vladimir Putin për të ofruar kalim të sigurt përmes Detit të Zi nga portet ukrainase për transportin tregtar.

“Dezinformimi i përhapur nga Putini që mohon akuzat po bëhet gjithnjë e më cinik”, shkroi ai në Twitter.

/abcnews.al