Më datë 17.07.2022 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin T.J. nga Tetova, pasi që kishte sul*muar fizi*kisht g r u a n e tij 32-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.
Më datë 18.07.2022 në ora 00:34 në SPB Tetovë, personi R.S. (50) nga Çellopeku i Tetovës ka r a p o r t u a r se rreth orës 00:15 ka dëgjuar të sht*ëna arm*ësh, pas së cilës një plu*mb qorr i kalibrit të panjohur ka rënë në dhomën e djalit të tij F.S. (18) . Është kryer këqyrja dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Me datë 17.07.2022 në ora 01:00 në SPB Tetovë, personi J.S.(23) nga Repçublika e Gjermanisë me banim në Otushisht të Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:30 para një lokali në Xhepçisht të Tetovës, është sul*muar fizikisht nga një person. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Më datë 17.07.2022 në ora 01.50 në SPB Tetovë, personi J.I.(47) nga Poroi i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.30, djemtë e tij të mi*tur janë sul*muar fizi*kisht nga A.F. nga i njëjti fshat, pas një debati të mëparshëm me nipin e A.F. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Me datë 17.07.2022 në ora 04:15 në SPB Tetovë, një 30 vjeçare nga një fshat i rrethinës së Tetovës, ka raportuar se është sul*muar fizikisht nga M.N. nga Tetova.
Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë një parashtresë përkatëse.
Bonus Video:Kronika 15 korrik 2022: 6 lajme të kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari
Më datë 17.07.2022 në ora 03.50 në Stacionin Policor Gostivar, personi D.P. (32) nga Gostivari ka raportuar se në dy raste ka qenë i sul*muar fizikisht nga një person në një pompë të benzinës në Kërçovë dhe në një pompë të benzinës në Strazhë.
Rasti është duke u zbardhur.
Me datë 17.07.2022 në ora 20:25 në Stacionin Policor Gostivar, A.F.(44) nga Bellovishti i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:00 në një kaz*ino në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar është sul*muar fizikisht nga J.N. nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur.
Më 17.07.2022 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin R.M.(24) nga Gostivari për shkak se ka sul*muar fizikisht punonjësin L.F. (18) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Më datë 17.07.2022 në ora 21:50, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të Sedlarcës së Epërme në Tetovë, vetura “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit e drejtuar nga A.P. (34). nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjere e mitur femër në automjet, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekipi inspektues nga SPB Tetovë ka kryer kontroll të vendit të ngjarjes.
Më datë 17.07.2022, rreth orës 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Proleterska” në një dhomë bodrumi në shtëpinë e personit I.I.(66) nga Tetova ka rënë zjarr. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.
Bonus Video:Kronika 14 korrik 2022: 7 lajme të kronikës së zezë nga Tetova