Ballina Kronika Kronika 15 korrik 2022: 6 lajme të kronikës së zezë nga Tetova...

Kronika 15 korrik 2022: 6 lajme të kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (15 korrik), rreth orës 01:00, në rrugën “Dushko Popoviq” në Gostivar, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin G.D. nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit sipërfaqësor është gjetur një qese me marijuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Dyzet e pesë vjeçari S.M. nga Nerashti i Tetovës, mbrëmjen e djeshme (14 korrik), në ora 21:45, në SPB Tetovë ka raportuar se pak më parë në rrugën lokale të fshatit është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij K.K.(37), i cili ndodhej me një tjetër person. Çështja është zbardhur plotësisht dhe do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Dje (14 korrik), në ora 08:20, 67-vjeçarja S.I. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar gjysëm ore më parë për shkak të keqkuptimeve për një vend për të ngritur tezga në rrugën “Kiro Ristevski-Drnc” në Tetovë , ka qenë e sulmuar fizikisht nga personi M.B. nga Tetova.
Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (14 korrik), në ora 20:30, personi F.B.(48) nga Vërbjani i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 15:00 në një lokal në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një një person dyzetvjeçar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (14 korrik), rreth orës 17:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Sllatinë të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku me një motoçikletë pa targa të drejtuar nga 19-vjeçari L.Sh. nga Tearca e Tetovës dhe një traktor me rimorkio, po ashtu pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga 60-vjeçari A.S. nga Sllatina. Në aksident motoristi L.Sh. ka pësuar lëndime të rënda tupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, nga të cilat ka ndërruar jetë pak më vonë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e aksidentit prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Mbrëmjen e djeshme (14 korrik), në ora 21:00, personi A.G. (52) nga Gostivari, në SPB Tetovë ka raportuar se 34-vjeçari V.B. nga Bogovina e Tetovës, duke punuar në objektin në ndërtim në Gostivar, ka rënë nga shkallët dhe ka pësuar lëndime në kokë, me çka me urgjencë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Inspektimi është kryer nga një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Pjestarët e policis e SPB-Tetovë dje në mbrëmje (14 korrik), nga ora 21:00 deri në ora 24:00 kanë kryer kontroll të intensifikuar aksioni për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në zonën Tetovë-Gostivar. Në kontrollin e kryer me të ashtuquajturin “radar nate”, janë zbuluar dhe sanksionuar 25 drejtuaes që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar.jashtë vendbanimit (TE-18 dhe GV-7), nga të cilat 1 (TE) për më shumë se 70 kilometra në orë dhe 9 (TE) deri në 70 kilometra në orë, janë sanksionuar edhe 6 (TE) tejkalim i shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, si dhe 7 (GV) lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktivitetet e intensifikuara të kontrollit me dinamikë të pazvogëluar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të sanksionohen të gjitha shkeljet e këtij lloji dhe karakteri, aq më tepër që frekuenca totale e automjeteve tashmë është rritur dukshëm në këtë zonë, veçanërisht në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, por edhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë, ndërsa situata është e ngjashme edhe në rrugët rajonale përreth.

SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin me shpejtësi, të kontrollojnë me kohë gjendjen teknike të automjeteve, të mos nisen në rruga të pushuar mjaftueshëm dhe nën ndikimin e alkoolit dhe të respektojë sa më shumë sinjalistikën e vendosur të komunikacionit. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë më së shumti për sigurinë e tyre dhe për sigurinë e pjesmarësve të tjerë të trafikut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews