Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, në rrugën Komoran-Carralevë. Si pasojë e aksidentit bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy persona dhe është plagosur një i tretë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku morën lëndime të rënda tre persona.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.