Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marijan Josifovski ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të të riut nga Kumanova.
Josifoski deklaron se trupi i të riut është gjetur afër kazermës “Erebina”.
“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni.
Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Më herët për gjetjen e trupit të të riut të aksidentuar nga Kumanova njoftoi edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë./Telegrafi/