Ballina Aktualitet Familja ka identifikuar trupin e 22-vjeçarit nga Kumanova (VIDEO)

Familja ka identifikuar trupin e 22-vjeçarit nga Kumanova (VIDEO)

Pas u gjet sot trupi i 22-vjeçarit nga Kumanova në afërsi të kazermës “Erebin” familja e ka identifikuar dhe ka njohur trupin e Erdon Ramadanit.

“Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt të E.R. Ekzaminim është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë të trupit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Ditët e fundit në kërkim të të riut nga Kumanova kanë marrë pjesë përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë vullnetarë./Telegrafi/

Artikulli paraprakHollësi të reja nga gjetja e trupit të 22-vjeçarit nga Kumanova
Artikulli tjetërE djathta e Bojko Borisov fiton zgjedhjet në Bullgari