Ballina Bota Hulumtimi i BBC: Bota përballë një epidemie globale të miopisë

Hulumtimi i BBC: Bota përballë një epidemie globale të miopisë

Përveç se krizës energjitike, bota po përballet dhe me je tjetër krizë, atë të miopisë, raporton BBC.
Sipas artikullit kjo vjen si pasojë e zakoneve të reja të brezit të ri, si dhe për shkak të faktorëve të tjerë.

Shkrimi i BBC

Në fund të viteve 1980 dhe 1990, prindërit në Singapor vunë re një ndryshim alarmues tek fëmijët e tyre, pasi shfaqnim gjithnjë e më shumë probleme me shikimin.

Askush nuk ka mundur ta ndalë këtë krizë. Shkalla e miopisë vazhdoi të rritet. Sot, Singapori ka një shkallë të miopisë prej rreth 80% për sa i përket popullatës së të rinjve, duke i dhënë titullin si ” qyteti metropoli i miopisë në botë”.

“Ne jemi marrë me këtë çështje për 20 vitesh”, tha Audrey Chia, pedagoge e asociuar dhe konsulente e lartë në Qendrën Kombëtare të Syve të Singaporit (SNEC).

Pothuajse të gjithë në Singapor janë miop tani,” theksoi ai.

Ky trend, i regjistruar në vitet e fundit në Singapor po përhapet në të gjithë botën. Të gjitha vendet tashmë kanë një të përbashkët: okulistët kanë regjistruar nivele veçanërisht të larta të miopisë tek të rinjtë.

Ne SHBA dhe në Britani përqindja e të rinjve me miopi ka arritur mbi 40%.

Kjo pasi të rinjtë kalojnë më shumë kohë para ekraneve, sesa në natyrë në rrezet e diellit.

Siç raporton BBC kjo nuk varet aq shumë nga faktorë gjenetikë se sa nga faktorët mjedisorë. Fëmijët me një ose me dy prindër miopë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë miopi.

Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 50% e popullsisë së Tokës do të ketë nevojë për syze miopie deri në vitin 2050.

Mungesa e dëshirës së  fëmijëve për të shpenzuar më shumë orë në natyrë është një nga faktorët kryesorë të fenomenit të miopisë.

Një studim mjekësor i vitit 2020 në Kanada arriti në përfundimin se fëmijët 8-vjeçarë shpenzojnë më shumë se pesë orë në ditë para ekraneve për argëtim, pa llogaritur orët që kalojnë para kompjuterit për detyrat e shkollës.

Në të njëjtën kohë, këta fëmijë nuk treguan rënie në aftësitë njohëse. Ky trend, i regjistruar vitet e fundit në Singapor, tashmë po fiton terren në të gjithë botën.

Edhe pse shumë kanë argumentuar tradicionalisht se leximi i tepërt rrit gjasat e zhvillimit të miopisë, studimet e fundit tregojnë se mungesa e dritës së diellit dhe qëndrimi para ekranit të kompjuterit ose telefonit janë faktorë shumë më rëndues.

Tani po flasim për një fenomen global, raporton BBC. Miopia e adoleshentëve ka marrë përmasa epidemike në Azinë Lindore dhe Juglindore, ku 80% deri në 90% e nxënësve të shkollave të mesme janë miopë. Ekspertët kanë frikë se kjo prirje mund të çojë në një rritje të gjasave për sëmundje të syrit dhe kataraktin në të ardhmen./abcnews.al/.