Një aksident tragjik me pasojë katër viktima të një familjeje shqiptare është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Reggio Emilia të Italisë.
Mjeti ku po udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur një vajze 22-vjeçare të identifikuar si Shane Hyseni, djalit të saj 2-vjeçar dhe vëllanë e motrën e saj, 11 dhe 9 vjeç.
32-vjeçari që drejtonte mjetin ishte bashkëshorti i Shanes dhe aktualisht është rëndë në spital në terapi intensive.
Aksidenti i rëndë rëndë ndodhi pasi mjeti u përplas me një banesë të pabanuar dhe thuajse u nda në mes. Katër viktimat ndërruan jetë në vend.
Mediat italiane shkruajnë se ‘akoma më zemër-thyese ka qenë mbërritja në vendin e aksidentit e të afërmve dhe në veçanti e nënës së vajzës dhe dy fëmijëve më të mëdhenj dhe gjyshes së vogëlushit, të cilën mjekët e morën me barelë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhej’.
Aktualisht grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë.