Ballina Bota Rusët e lanë vendin pa energji elektrike, autoritetet nxisin ukrainasit të largohen...

Rusët e lanë vendin pa energji elektrike, autoritetet nxisin ukrainasit të largohen nga Khersoni: Këtu s’e përballoni dot dimrin

Banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, do të evakuohen në rajone të tjera të vendit ku rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është funksional për të përballuar dimrin. Sipas zyrtarëve, ata që do të largohen veçanërisht janë gratë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëz të tjerë në kategori vulnerabël.

Qyteti port i Detit të Zi, i cili u çlirua kohët e fundit nga trupat ruse, është pa energji elektrike dhe autoritetet thonë se infrastruktura e qytetit është shumë e dëmtuar për t’u lejuar mundësi qytetarëve që të t’i mbijetojnë dimrit.

Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja për Ministren e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, tha se Ukraina do të ofrojë evakuim falas për qytetarët e Khersonit në “qytetet Kryvyi Rih, Mykolaiv dhe Odesa, me zhvendosje të mundshme të mëtejshme në rajonin Kirovohrad, rajonin Khmelnytskyi ose rajonet perëndimore të Ukrainës.”

Autoritetet ukrainase do të ofrojnë strehim falas, ushqim dhe kujdes mjekësor për ata që largohen, tha ajo. /abcnews.al/