Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, 20 vjeç, nga Irani, ka hyrë në Librin e Rekordet Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetën 65,24 centimetra.
Afshin, i cili nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike, tashmë është shprehur se përfshirja në Librin e Rekordet Guinness, do ta ndihmojë atë të kujdeset për prindërit e tij.Lexo Edhe:
“Ëndrra ime është që të ndihmoj prindërit e mi. Tashmë që jam i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizojë ëndrrën time”, është shprehur 20-vjeçari.
Shtati i tij i shkurtër nuk e ka lejuar Afshinin të ndjekë gjurmët e babait të tij Esmaeil Ghaderzadeh, të punojë në ndërtim. Në fakt, Afshin, i cili peshon vetëm 6.5 kg, nuk ka mundur të gjejë asnjë punë tjetër të përshtatshme në fshatin e tij.
Ai është shprehur se nuk mund të lëvizë kurrë vetëm, por gjithmonë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa me botën është lidhur me anë të një telefoni që i dërgoi një shoku i tij, edhe pse ka vështirësi ta përdorë atë.