Ballina Aktualitet Dënimi i Salih Mustafës, SHBA: Nuk është gjykim ndaj UÇK-së ose Kosovës

Dënimi i Salih Mustafës, SHBA: Nuk është gjykim ndaj UÇK-së ose Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”.

Ai ka shtuar se e mirëpresin vendimin në rastin kundër Mustafës. Në deklaratën e Price është shtuar se ky aktgjykim është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin në rastin kundër Salih Mustafës, rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës që përfshin akuza për krime lufte. Mustafa, një ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes të kryera në një vend të paraburgimit dhe marrjes në pyetje të BIA-s në vitin 1999 dhe u dënua me 26 vjet. Siç theksoi Trupi Gjykues, vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur.”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka shpërndarë në Twitter reagimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price,duke shkruar se ky nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës.

Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

“Dënim me 10 vjet burgim për krimet e luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Artikulli paraprakRriten infeskionet, mjeku në Gjermani: Nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz të sëmurë
Artikulli tjetërPendarovski kritikon gjyqësorin për anulimin e dënimit për Sasho Mijallkovin