Arsenali u ka dhënë fansave një dhuratë për Krishtlindje, duke marrë fitoren e radhës në kampionatin anglez.
“Topçinjtë” fituan me përmbysje derbin londinez përballë West Ham, duke siguruar edhe më shumë vendin e parë në renditje.
Djemtë e Mikel Artetës u gjendën në disavantazh pjesën e parë me një gol të Benrahma, por 45 minutata e dyta ishin tjetër histori.
Saka barazoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Martinelli ai që u siguroi avantazhin londinezëve, me një asist nga Granit Xhaka.
Nketiah shënoi të tretin, duke I dhënë një avantazh të sigurt Arsenalit deri në fundin e ndeshjes.
Me këtë rezultat “Topçinjtë” mbajnë kreun e Premier League me 7 pikë më shumë se vendi i dytë, Newcastle. /abcnews.al