Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike.
Frutat dhe perimet janë rritur nga 20 deri në 50 lekë më shumë. “Çmimet janë rritur 30%. Vështirë sa të duash me llogarit qindarkat, nga mëngjesi deri në darkë me qindarka me kthye kusuret jek e jek se nuk del ndryshe.”-thotë i moshuari.
Pensionistët janë grup-mosha më e prekur nga kriza ekonomike.
“Me 100 mijë lekë ku i përballoj dot.”- shton një tjetër.
Shumë produkte do të mungojnë në tryezën e fund vitit.
“Ne mund të merrnim më shumë, por shohim ekonominë”- shprehet e moshuara.
“Se di si do ta festojmë. Ato që duhen më kryesoret do të marrim, më para merrnim më shumë.”- nënvizon qytetarja.
Për shkak të rënies së fuqisë blerëse, produktet e tyre mbeten pa u shitur duke i detyruar tregtarët t’i hedhin në kosh.
“Nuk është siç ishte vjet. Kosto është me lekë i blejmë dhe më pas i hedhim në plehra”- deklaron qytetarja.
Krahasuar me një vit më parë ku tregjet në këtë periudhë të vitit gëlonin nga njerëzit teksa kryenin blerje, këtë vit situata paraqitet e vakët./Euronewsalbania
Video bonus:
Video bonus: