Ballina Bota Rritja e rasteve me Covid-19 në Kinë, Shangai urdhëron mbylljen e shumicës...

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kinë, Shangai urdhëron mbylljen e shumicës së shkollave

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar shumicën e shkollave për shkak të rritjes së rateve me Covid-19. Mësimi do të zhvillohet online, raporton BBC.

Çerdhet dhe qendrat e kujdesit për fëmijët gjithashtu do të mbyllen nga e hëna, sipas byrosë arsimore të Shangait.

Kufizimet u lehtësuan nga autoritetet kineze në fillim të këtij muaji pas një vale protestash që synonin strategjinë e Kinës “zero-Covid”.

Pas braktisjes së kësaj strategjie, ka pasur një shpërthim të rasteve të vetë-raportuara në të gjithë vendin.

Ka shqetësime se infrastruktura shëndetësore e Kinës nuk është e përgatitur për të përballuar një rritje të shpejtë të pacientëve, veçanërisht pasi Covid përhapet tek të moshuarit, shumë prej të cilëve nuk janë plotësisht të vaksinuar./abcnews.al