Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë duke tektuar të kthehej në Shqipëri me një sasi të madhe me bizhuteri të vjedhura. Vlera e tyre arrinte në rreth 60 mijë euro. Shqiptari u ndalua nga dogana e Modane më 13 janar gjatë një kontrolli në tunelin Fréjus. Gjatë kontrollit në makinë është vënë re se kishte mbështjellë me copa pëlhure me 3 grumbuj me bizhuteri.
Brenda tyre u gjetën 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro. Vlera e totale e tyre u përllogarit në 57 mijë e 280 euro. Një pjesë e bizhuterive u gjet nën levën e marshit të makinës. Sipas mediave belge, shqiptari ka deklaruar se këto bizhuterit ia kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri.
Ai ka kërkuar të shfajësohet se bënte vetëm korrierin dhe se nuk kishte marrë pjesë në vjedhej. Por gjykata e Albertville nuk është bindur duke dënuar me 18 muaj burgim dhe gjobë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura. ©LAPSI.al