Dy vajza në Ferizaj kanë rënë nga kati i 4-të i një ndërtese, njëra nga të cilat ka vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vajza e cila ka vdekur ishte 15-vjeçare, ndërsa e lënduara 18-vjeçare.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”.
“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, thuhet në konfirmimin e Veselit.
Një 15-vjeçare ka vdekur e një 18-vjeçare ka marrë lëndime të rënda, pasi kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor në rrugën “Sandër Prosi” të Ferizajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti është raportuar në Polici pas orës 21:00.
Ai ka konfirmuar për KOHËN se fillimisht dy vajzat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas, në gjendje të rëndë shëndetësore, janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën Z.M. e moshës rreth 15-vjeçare, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M. e moshës rreth 18-vjeçare.
“Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.