Dje, gjatë gjithë ditës, nga stacioni i autobusëve në Tetovë janë nisur me dhjetra autobusë të mbushur me mërgimtarë dhe persona që për herë të parë merrnin rrugët e mërgimit, transmeton Tetova News.
Një grua nga Tetova na shkruan për tollovinë e madhe të krijuar te stacioni i autobusëve dhe tregon se bashkë me tre fëmijët e saj ka përcjellë burrin me titull magjistër, i cili nuk arriti të punësohet në vendin e vet.
Ja shënimi i saj i plotë, i shoqëruar me disa fotografi:
Stacioni i autobusëve për momentin, kolana ka arritur deri te Monopoli. Unë, bashkë me 3 fëmijët e mi të vegjël, po e përcjellim për në kurbet burrin tim, për të na siguruar një jetë më të mirë. Burrin e kam me magjistraturë dhe ka mbetur pa punë.
Video bonus:
https://youtu.be/f4b7YuUfhb4?list=PLxx09aT_r7Iqv3_D4CycgRitWHymD8H2p