Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi ishin të përfshirë në grabitje e ndodhura në zona të ndryshme.
Mediat e huaja shkruajnë se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia, pas tentativave të tyre për t’u larguar.
Ndërkohë një person i tretë ka arritur që të arratiset.
Si ndodhi operacioni:
Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë,. Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis. “Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë si të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve.
Pas një ndjekeje të gjatë nga policia, ata kanë përplasur makinën në oborrin e një banesë dhe janë larguar me vrap.
Policia nisi ndjekjen në terren dhe një helikopteri i forcave federale u përdor për të gjurmuar hajdutët.
Dy prej tyre mundën të arrestoheshin nga forcat belge të policisë, ndërkohë që një person i tretë mundi të arratisej.
“Kur ekipi ynë donte të ndalonte të dyshuarit, ata u larguan me makinën e tyre. Pas një ndjekjeje të gjatë, përplasën automjetin e tyre në Kortenbergsesteenweg, afër Blockmanstraat. Më pas ata u larguan në këmbë.
Ne ngritëm një operacion kërkimi në shkallë të gjerë dhe morëm mbështetje nga helikopteri i policisë federale.
Në fund arritëm të arrestonim dy prej tyre, ndërkohë që i treti është ende i arratisur”, tha Filip Van Steenbergen, shef i policisë së zonës së policisë KASTZE (Kampenhout, Steenokkerzeel dhe Zemst).
“Të dyshuarit vijnë nga Shqipëria. Në makinën e tyre, me targa holandeze, gjetëm sende të cilat janë të vjedhura”, shtoi shefi i policisë.