Ballina Aktualitet Lajme Tërmet në Maqedoni – Lëkundje të forta edhe në Tetovë

Tërmet në Maqedoni – Lëkundje të forta edhe në Tetovë

Pallatet pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa drita! 

Një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos. Ndërkohë korrespodenti i Top Channel raporton se dëme material ka edhe në lagjen e Re në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hryë në shtëpitë e tyre.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.

Një termet 4.8 ballësh ka lëkundur Shqipërinë mbrëmjen e së dielës. Epiqendra sipas EMSC-së është 18 km në juglindje të Tiranës. Tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

Pas lëkundjes së fuqishme, ka pasur edhe disa dridhje të tjera, që quhen after-shock. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, duke përfshirë më shumë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën.Epiqendra ishte në zonën mes Dajtit dhe Klosit, ndërsa edhe pas lëkundjes së parë, kanë vijuar lëvizje të tokës.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, njofton Top Channel. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.

“Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. 112 ose zjarrifikesit nr. 128! Kujdes per njeri-tjetrin! #BASHKE “, shkruan Veliaj.

Tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut, në pjesën perëndimore të vendit.

Një tërmet i fortë prej 4.7 ballësh të shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri me epiqendër 23 kilometra në verilindje të Tiranës.

Shumë banorë nga Shqipëria, por edhe nga pjesët perëndimore të Maqedonisë ndanë përvojën e tyre me tërmetin në faqen e EMSC . Sipas dëshmive të tyre, tërmeti ka qenë i fortë me një lëkundje të shkurtër prej disa sekondash.

Epiqendra e tërmetit ishte 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Në Maqedoni më fort është ndjerë në rajonin e Dibrës dhe Ohër-Strugës, ndërsa si një lëkundje e lehtë është ndjerë edhe në katet e larta të ndërtesave në Shkup.Tërmeti u ndje edhe në Tetovë dhe Gostivar.

Në të njëjtin vend dje ka pasur një tërmet, por me intensitet më të ulët.Pas tërmetit të fortë janë regjistruar dhjetëra tërmete më të vogla. Tërmeti më i fortë ka qenë sonte në orën 22:37 sipas uebsajtit EMSC.

Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në Maqedoni. Sipas informacioneve fillestare, epiqendra ishte në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Për shkak të fuqisë së madhe të tërmetit, EMSC vonoi të kthente të dhënat. Sipas informacioneve fillestare, tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter
Më së shumti është ndjerë nga banorët e Maqedonisë jugperëndimore, ndërsa është ndjerë edhe në Shkup./tetova.com

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:37 minuta të kësaj të diele në Tiranë. Paraprakisht, sipas EMSC, tërmeti raportohet se ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.