Ballina Top Lajm Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo (VIDEO+FOTO)

Mjeku i njohur, Isuf Kalo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllime, ndërsa thekon se kontributi i Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.

U shua në moshën 80-vjeçare, kush ishte Isuf Kalo, mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha


Është ndarë nga jeta ditën e sotme mjeku i njohur Isuf Kalo. Një sëmundje e rëndë i mori jetën mjekut në moshën 80-vjeçare. Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kalo ka lindur në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Në vitin 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo, ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

Ai thotë: “Ka pak teprim në definimin tim, si mjeku personal i Enver Hoxhës, çka presupozohet, sikur gjatë gjithë jetës së tij Enver Hoxha ka pasur mjek, Isuf Kalon. Nuk është kështu. Enver Hoxha ka pasur mjekë më përpara. Ka qenë Prof. Hoxha, që i zbuloi diabetin, para tij ka qenë Dervishi, një doktor tjetër që iku në Çeki dhe kështu me radhë.

Pas kësaj, në kohën që ai u sëmur dhe koincidon me prezencën time 15 vjeçare aty, u ngrit një ekip mjekësor, i cili plotësonte gjërat që më mungonin mua, në ekspertizë…ishte në aspektin e urgjencës ose në ndonjë aksident, që mund t’i ndodhte por edhe në anën kardiake të zemrës. Pra, unë kam pasur rolin e mjekut të tij dhe të familjes. Kam ardhur shumë i ri, këtu, në bllok. Kam ardhur 23 -vjeç dhe në njëfarë mënyre, u rrita këtu edhe fizikisht dhe profesionalisht, edhe emocionalisht”, ka thene ai.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo

Është ndarë nga jeta sot në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Klan News bën me dije se Kalo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

I njohur si mjeku i Enver Hoxhës, Kalo lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji.

Ai ishte një nga pionierët e kësaj fushe në Shqipëri. Për disa vite ishte kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai ishte Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Detyrën si mjek personal i Enver Hoxhës e mbajti në vitin 1985. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën (në Kopenhagen), duke drejtuar Programin Europian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë.

Ai ishte autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Europë.

Në videon e mëposhtme, mjeku Isuf Kalo intervistë në studion e “Opinion” 3 vite më parë:

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook-un e saj, Manastirliu shkruan se bisedën e fundit me Kalon e kishte në Dhjetorin e kaluar dhe se kontributi i tij për mjekësinë shqiptare është i paçmuar.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit. U prehsh në paqe prof. Kalo!”-shkruan ministrja./tvklan.al