Bajerni dhe Milani kanë fituar ndeshjet e para të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve me të njëjtin rezultat, 1-0. Të dyja ndeshjet janë vendosur me nga një gol, ku kuptohet që fitorja e gjermanëve në Paris ka më shumë vlera, pasi është arritur në transfertë.
🔥Gol del Bayern
🔥 PSG 0 – 1 Bayern
🔥Gol de Coman#ChampionsLeague #PSGFCB #Bayern #PSG pic.twitter.com/wCjGgzAKu0
— FootGol_4K (@FootGol_4K) February 14, 2023
Francezi Kinglsi Koman ka ndëshkuar sërish PSG-në. Sulmuesi i Bajernit shënoi golin vendimtar në fillim të pjesës së dytë, duke gjuajtur saktë fluturimthi në zonë, pas një krosi nga e majta.
Kilian Mbape vinte nga një dëmtim dhe u fut në fushë në pjesën e dytë. Ai shënoi një gol, që u anulua për pozicion jashtë loje. Bajerni e mbylli me 10 vetë ndeshjen, pasi Pavard u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit. Gjermanët shkojnë të favorizuar në ndeshjet e kthimit, ku u mjafton edhe barazimi.
Në Milano ka triumfuar Milani, falë një goli të Brahim Diaz që në minutën e 7-të të ndeshjes. Skuadra e Stefano Piolit do të shkojë kështu më 8 mars në Londër me një avantazh të rëndësishëm.
Në ‘San Siro’ u luajt një ndeshje pak spektakolare mes dy skuadrave që nuk po kalojnë një moment të mirë. Në fund ka fituar me meritë Milani, që gjeti golin me aksionin e parë. Brahim Diaz arriti të çonte topin në rrjetë me një zhytje me kokë, pasi Forster kishte pritur gjuajtjen e Teo Hernandez.
🔥Primer gol del Milan.
🔥Milan 1 – 0 Tottenham
🔥Gol de Brahim Díaz pic.twitter.com/Ksk49usSJP
— FootGol_4K (@FootGol_4K) February 14, 2023
Totenhemi i Kontes provoi të bënte diçka vetëm me anë të goditjeve standard. Kuqezinjtë rezistuan dhe iua fruan dy herë golit të dytë me anë të De Ketelaere e Thiaw./Gazeta Si