Ballina Argëtim Njihuni me shqiptaren e parë si shofere kamioni, i bie botës kryq...

Njihuni me shqiptaren e parë si shofere kamioni, i bie botës kryq e tërthor me Skënderbeun e Adem Jasharin (VIDEO+FOTO)

Ishte shumë re, e mitur, ajo me prindërit e saj u largua nga Shqipëria për në Itali, si gjthë të rinjtë shqiptarë, sigurisht nga qejfi jo, por për të gjetur një përspktivë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt.

Edhe të renë Bianca Dervishi e përcolli ky fat e cila në vitet e para në Itali e nisi si parukiere e më pas shofere kamioni.

Kështu ajo hoqi dorë nga puna dhe vendosi të ndiqte pasionin e saj. Ajo filloi të stërvitet për t’u bërë shofer kamioni.

“Jam nga një fshat i Durrësit, prej shumë vitesh vitesh jetoj në Itali me prindërit. Prindërit e mi punojnë që kanë ardhur në Itali, të cilët na kanë mësuar se puna është nder dhe shëndet”, thotë fillimisht zonjusha Bianca Dervishi e cila flet për herë të parë për një gazetë zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch

“Kur isha e vogël, shpesh hipja në furgon me babanë. Unë kam qenë gjithmonë më shumë cika babit, sesa cika mamit që i pëlqente kukullat apo diçka të tillë. Më mirë do të luaj me kamionë se me nje barby”.

Bianca tashme ka krijuar një jetë të re në Itali e cila dite e sa vie po realizon ëndrrat e saja.

Se a ka frikë të udhëtojë naten me kamion? Bianca përgjigjet “jo, jo assesi nuk kam frike, pse të kem firkë. Si të kam frikë kur me shoqëron Skënderebu dhe Adem Jashari?! Shpesh na bie të udhëtojmë dhe të bëjmë qindra kilometra në vapë, dimër e fothtë, por kur je në kamion, nuk ndien stinë tjetër përveç veres. Aty e kam si ne shtëpi, nxehtë, ha, pi, flej…”.

Se si i lindi dëshira për të vozitë kamionin ajo thotë se “dëshira lindi duke shkuar shpesh me një familjarin tim. Edhe ishte puna që unë ndjehem vetvetja. E zgjodha këtë punë sepse në këtë profesion ndjehem vetvetja. S’ka më punë burrash apo grash. Unë kam parë shumë të huaja, por më të moshuara se unë, që bëjnë këtë punë.

Dhe pse t’mos i tregojmë botës se edhe ne shqiptaret mundemi, jemi të afta dhe të forta. Në fillim ishte e rendë të punosh me kamion, merre me mend shumë i madhë, sa një shtëpi.. Por tash, më është bërë si një loder e bukur. Kur shoh rrugës kamiona që janë aksidentuar, mua me dalin lot se janë lodra aq të bukura që duhet kujdesur për to. Por, kamioni ka një ndryshim cdo ditë shikoj paisazhe në natyrë dhe njerëz në rrugë.. Me këtë profesion kah shkoj nëpër botë me duket se jam në ekskursion, ndjehem cdo ditë si turiste. Pompat e benzinës na kanë mërzitur pak nga ngritja e cmimeve, por edhe pompat e benzinës na u janë berë pjesë e jetës dhe e punës që unë e dashuroj. Kamoni është shtëpia ime e dytë”.

Se si ndjehen prindërit dhe rrethi i saj me profesionin e saj shofere e kamioni Bianca Dervishi thotë se “prindërit e mi dhe familja janë shumë krenar, në fllim më kanë mbështetur pa masë. Prindërit më kanë mësuar të eci kokën lartë dhe t’mos të dëgjoj se cfarë flasin të tjerët.. Shoqëria në fillim mendonin që po bëja shaka. Por tani ata e kanë kuptuar, bile edhe xhelozojnë, duke më thënë se, na harrove Bianca, ma shumë po e don kamionin se ne”.

Ajo viziton shpesh vendlidnjen e saj, Shqipërinë, dy deri në tre herë në vit. Shqipëria i mungon sepse i lidh shumë kujtime me të.

“Kur shkoj në vendin tim, shpesh familjarët, shoqet dhe shokët më thonë, apo na merr në kamion me na shëtit”.

“Transtportojmë mallra të ndryshme nga qyteti në qytet, nga shteti në shtet si këtu në Itali, apo jashtë, në drejtim të Frasncës, Gjermanisë apo vendet tjera të BE-së..Kur vozis kamionin kënaqem nuk lodhem fare, bile kam pasur adrenalinë”, thotë ajo.

Me qe sot është 14 shkurti, mund të na thuash, a ka ndonjë bukurosh për t’ju afruar lule?

“Qeshet (Hahaha), lule sa të duash. T’ju them të drejtën 14 shkurti dikur kishte shumë vlerë, por unë 14 shkurtin ia dedikoj familjes time, jam bashkë me familjen dhe me dy të «dashurit» e mija dmth. Volvo dhe Dafi, dy kamionat e mi të medhenj. Ai kamion eshtë shumë i bukur që më dhuron vërtetë shumë emocione. Kur më shkruajti kolegu im qe kishte atë kamion mezi prita ta bëja një xhiro me të i cili është dicka shumë i vecantë që na bën të jemi krenar për vendin tonë. Sa i përket reagimeve, kanë qenë pozitive, duke më përshëndetur, duke i rën borisë madje shumë me thanë që janë krenar me një kamioniste shqiptare si unë. Edhe përfitoj nga rasti t’i falenderoj përmes gazetës se juaj Le Canton27.ch komentet pozitive që më dergojnë”.

“Unë mendoj se femrat, gratë duhet të kenë cdo herë festë, jo vetëm me 14 shkurt, nuk mjafton vetëm një ditë. Sot me 14 shkurt «lule» më ka dhuruar kamioni im”, ka thënë në fund duke qeshur Bianca Dervishi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews