Ballina Sport Champions/ Bajerni hesht Parisin me Koman, Milani mund Totenhemin (VIDEO)

Champions/ Bajerni hesht Parisin me Koman, Milani mund Totenhemin (VIDEO)

Bajerni dhe Milani kanë fituar ndeshjet e para të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve me të njëjtin rezultat, 1-0. Të dyja ndeshjet janë vendosur me nga një gol, ku kuptohet që fitorja e gjermanëve në Paris ka më shumë vlera, pasi është arritur në transfertë.

Francezi Kinglsi Koman ka ndëshkuar sërish PSG-në. Sulmuesi i Bajernit shënoi golin vendimtar në fillim të pjesës së dytë, duke gjuajtur saktë fluturimthi në zonë, pas një krosi nga e majta.

Bajerni feston golin e fitores ndaj PSG. Gazeta Si, 14 shkurt 2023

Kilian Mbape vinte nga një dëmtim dhe u fut në fushë në pjesën e dytë. Ai shënoi një gol, që u anulua për pozicion jashtë loje. Bajerni e mbylli me 10 vetë ndeshjen, pasi Pavard u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit. Gjermanët shkojnë të favorizuar në ndeshjet e kthimit, ku u mjafton edhe barazimi.

Në Milano ka triumfuar Milani, falë një goli të Brahim Diaz që në minutën e 7-të të ndeshjes. Skuadra e Stefano Piolit do të shkojë kështu më 8 mars në Londër me një avantazh të rëndësishëm.

Diaz shenon golin e fitores per Milanin. Gazeta Si, 14 shkurt 202

Në ‘San Siro’ u luajt një ndeshje pak spektakolare mes dy skuadrave që nuk po kalojnë një moment të mirë. Në fund ka fituar me meritë Milani, që gjeti golin me aksionin e parë. Brahim Diaz arriti të çonte topin në rrjetë me një zhytje me kokë, pasi Forster kishte pritur gjuajtjen e Teo Hernandez.

Totenhemi i Kontes provoi të bënte diçka vetëm me anë të goditjeve standard. Kuqezinjtë rezistuan dhe iua fruan dy herë golit të dytë me anë të De Ketelaere e Thiaw./

@tn.lajmelokale
@tetovanews