Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar nevojën për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, pas goditjes së tyre nga tërmeti fatal.
Ja postimi i tij:
“Të nderuar qytetarë, ashtu siç kemi njofuar më herët, Komuna e Tetovës nga nesër me datë (09.02.2023) dhe deri më (21.02.2023) fillon me grumbullimin e veshmbathjeve dhe gjësendeve të ndryshme,( veshje dimri, ujë, ushqim të konservuar, batanije, medikamente mjekësore), për t’i dal në ndihmë popullit turk dhe sirian. Qytetarët të cilët kanë dëshirë dhe mundësi të ndihmojnë, ndihmat e tyre mund t’i dorëzojnë në pikat grumbulluese, Sheshi “Iliria”, si dhe Gjimnazin “Kirili Pejçinoviq”, me fillim nga ora 10:00 deri në ora 18:00.