Ballina Kronika Katër persona hynë për të vjedhur në një shtëpi në Ferizaj, policia...

Katër persona hynë për të vjedhur në një shtëpi në Ferizaj, policia kap njërin në flagrancë (VIDEO)

Katër persona kanë hyrë në një shtyp në fshatin Bibaj të Ferizjat. Me të hyrë brenda, aty hasën në zonjën e shtëpisë e cila ishte së bashku me katër vajzat. Televizioni merr vesh se kjo e fundit, me t’i dëgjuar lajmëron në telefon vjehrrin e saj.

E ky së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes, raporton Klan Kosova.

Grabitësit arritën të marrin stoli ari në vlerë prej 20 mijë euro. Me të parë organet e rendit, grabitësit tentuan që të largoheshin nga aty. E njëri prej tyre I.B, shqiptar por që është shtetas i Serbisë, ra në pranga të policisë.

Në xhepa 48 vjeçarit iu gjetën disa stoli të arit që i kishte marrë.

Të dëmtuarit nuk treguan para kamerës asgjë për gjithë këtë ndodhi, me arsyetimin se policia ende nuk i ka zënë të gjithë personat që janë të përfshirë në ketë ngjarje.

Klan Kosova merr vesh se vetura të dyshimta u panë edhe të martën në këtë lagje. /Klankosova.tv