Ballina Kronika 35-vjeçarja që u ‘zhduk’ për 11 ditë kthehet në shtëpi në Suharekë,...

35-vjeçarja që u ‘zhduk’ për 11 ditë kthehet në shtëpi në Suharekë, njofton burrin se do të jetojë me një person tjetër

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në fillim të muajit shkurt në fshatin Terrnje të Suharekës, ka aktivizuar të afërmit dhe Policinë për të mësuar diçka rreth vendndodhjes së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Mëngjesin e 3 shkurtit, 35-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më atje, gjë e cila kishte bërë që familjarët ta raportojnë rastin në Polici, duke pritur që të marrin informacione për fatin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme ajo është kthyer në shtëpinë e saj shëndosh e mirë dhe ndërkohë është intervistuar nga hetuesit lidhur me gjendjen në të cilën ajo ndodhej.

Bazuar në dëshminë e saj, gjatë 11 ditëve që ishte raportuar si e zhdukur, ajo ka qëndruar me një burrë, teksa deklaron se nuk ka pasur presion as trysni nga askush.

Sipas saj, ajo tash e tutje do vazhdojë bashkëjetesën me të, por është kthyer në shtëpi që ta njoftojë bashkëshortin e saj lidhur me vendimin që ka marrë.