Dje, 7 shkurt 2023, rreth orës 20:00, në hyrje të Kamjanit të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 22-vjeçarin L.A. nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare dhe të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj L.A. do të përgatitet një parashtrim përkatës.
Dje, 7 shkurt 2023, në orën 14.00, është kryer bisedë informative zyrtare me personin 43-vjeçari N.B. nga Gjerma e Tetovës, i cili paraprakisht ka qenë i raportuar nga një 23-vjeçare nga Tetova se rreth orës 11:00 në një objekt hotelerik në rrugën “JNA (APJ)” në Tetovë, ku ajo punonte, e ka sulmuar fizikisht. Ai është arrestuar në Stacionin Policor Tetovë dhe kundër tij do të bëhet përgaditet parashtresë përkatëse.
Gjatë natës (8 shkurt), në ora 02.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë ndaluar 28-vjeçar V.S. nga Gostivari, për shkak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka kërcënuar prindërit e tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe do të ballafaqohet me parashtresë përkatëse.
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme, mbrëmjen e djeshme (7 shkurt), në ora 19:50, e kanë ndaluar 48-vjeçarin V.D. nga Gostivari i cili ka cenuar rendin dhe qetësinë publike dhe ka denoncuar në mënyrë të rreme ngjarjen. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Sot (8 shkurt), në orën 07:45, 62-vjeçari U.S. nga Vrapçishti i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 6:45 në në Gradec të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Çështja është duke u zbardhur.
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, më 6 shkurt, rreth orës 19:45 e kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.K. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetë dhe konfiskuar heroinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.
Më 6 shkurt, rreth orës 13:40 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.M. nga Tetova, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga prindërit e tij se në shtëpinë e përbashkët familjare në Tetovë një ditë më parë i kishte sulmuar fizikisht dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive në shtëpi.
Ai është ndaluar në Komisariat dhe për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 6 shkurt, rreth orës 13:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 48-vjeçarin M.J. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare se rreth orës 11.30 e kishte sulmuar fizikisht.
Më 6 shkurt, rreth orës 15:30, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 34 vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili është raportuar nga një 68-vjecar banor i Gostivarit pasi ia kishte marrë motoçikletën “Aprilia” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në hyrje të objektit ku banonte në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar. Motoçikleta është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit, kurse ndaj S.S. do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Një banore dyzet e nëntë vjeçare e një fshati të Gostivarit, më 6 shkurt, në ora 20:00 ka raportuar se bashkëshorti i saj 54 vjeçar, me të cilin nuk kanë qenë në kurorë, e kishte sulmuar fizikisht. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Njëzet vjeçari E.I. nga Çegrani i Gostivarit, më 6 shkurt, rreth orës 20:30, në SPB-Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në fshat nga 34-vjeçari H.Xh. nga Forina e Gostivarit. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 6 shkurt, në ora 21:30, E.Xh. (31) nga Bogovina e Tetovës, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 21:00 në një lokal në fshat për shkak të moszgjidhjes së marrëdhënieve borxh-besues është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij F.R. (34). Rasti është duke u zbardhur.
Shtatëdhjetë e pesë vjeçari A.R. nga Bogovina e Tetovës, më 6 shkurt, në ora 10:45 në SPB -Tetovë ka raportuar se në rrugën lokale të fshatit është kafshuar nga një qen endacak.
Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë, më 5 shkurt, rreth orës 10:20, në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës, kanë privuar nga liria personin K.I. (32) nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka tentuar të sulmojë fizikisht njërin prej tyre duke ndërmarrë veprimet zyrtare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari M.V. mbrëmjen e 5 shkurtit, në ora 22:30 në SPB Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë në mënyrë të kundërligjshme i është marrë motoçikleta tip “Aprilia” me targa të Gostivarit, të cilën e ka parkuar rreth orës 15:00 në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor, më 5 shkurt, nga ora 10.00 deri në ora 16:00 ka kryer kontroll të përforcuar të shpejtësisë në të cilin janë shqiptuar gjithsej 111 masa. Në kuadër të këtij kontrolli janë sanksionuar 37 drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilët 3 drejtues me më shumë se 70 kilometra në orë. Nga ana tjetër, dy herë më shumë shoferë, pra 74 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, 2 prej tyre me mbi 50 kilometra në orë. Krahas kësaj janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.
Në një aksion të intensifikuar kontrollues janë sanksionuar edhe 7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet e tyre nën efektin e alkoolit fundjavën e kaluar, të cilët janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, si dhe 7 kundërvajtje të tjera. Të gjithë shkelësve në të dy kontrollet u janë përgatitur parashtresat e parashikuara në ligj dhe do të përballen me gjoba në të holla, kurse disa prej tyre me masa mbrojtëse, në varësi të llojit dhe natyrës së kundërvajtjes.