Aleyna Ölmez u shpëtua e gjallë tek apartamentet Atabey në ditën e 11-të të tërmetit, 248 orë pas tërmetit, në Kahramanmaraş . Pas mrekullisë doli drama. U kuptua se trupat e prindërve të Alejna-s u hoqën nga rrënojat më 9 shkurt. Mësohet se vëllai i Aleyna-s, Kıvanç ka shpëtuar dhe trupi i pajetë i Miraçit, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë, është gjetur.
Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë kanë shkuar drejt zeros, lajme të mira vijojnë të vijnë ende nga Turqia.
Një vajzë e moshës 17-vjeçare u shpëtua këtë të enjte nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën qendrore jugore të Kahramanmaras.
Vajza u shpëtua 248 orë pas tërmetit masiv që goditi zonën më datën 6 shkurt. Lajmi për shpëtimin e adoleshentes u bë publik nga transmetuesi shtetëror TRT Haber këtë të enjte.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter shkaktoi kaos në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë afro 40,000 njerëz dhe duke zhvendosur miliona të tjerë.
Lëkundjet vranë 36,187 njerëz në Turqi, ndërsa plagosën më shumë se 108,000, sipas raportimeve më të fundit të bëra nga autoritetet turke.
Një tjetër grua rreth të 40-ave u shpëtua në Turqi të mërkurën pasi mbijetoi për 22 orë nën rrënoja.