Ballina Top Lajm Një ari „vjedh“ një aparat fotografik dhe bën 400 selfie si kjo!...

Një ari „vjedh“ një aparat fotografik dhe bën 400 selfie si kjo! (FOTO)

Specialistët përdorin këto pajisje për zbulimin e lëvizjeve për të marrë më shumë informacion rreth zakoneve të këtyre kafshëve dhe për të minimizuar praninë e tyre në habitate të ndjeshme.

Çdo ditë, dhjetëra lloje kafshësh kalojnë fshehurazi nëpër shkretëtirën e Boulder, Kolorado, duke kërkuar ushqim ose vende pushimi. Nuk është e lehtë t’i shohësh ato. Nuk është e zakonshme, por specialistët kanë ndihmën e kamerave të vëzhgimit. Këto pajisje ofrojnë informacion për lëvizjet ose zakonet tyre..

Stafi i “City of Boulder Open Spaces and Mountain Parks” (OSMP) është në gjendje t’i gjurmojë këto kafshë falë një sistemi prej nëntë kamerash me sensorë lëvizjeje që kapin në mënyrë pasive fotografi dhe video të kafshëve që banojnë në hanitatin e tyre natyror . Por njëri është apasionuar pas kamerës dhe ka shfrytëzuar rastin për të realizuar rreth 400 selfie.

Një ari shkoi jashtë skenarit: ai qëndroi para njërës prej këtyre pajisjeve dhe pozoi për një kohë të gjatë. Nga 580 fotot e kapura nëntorin e kaluar, 400 ishin foto të këtij ariu, i cili është bërë viral për selfiet e tij të adhurueshme, sipas autoriteteve lokale. Ai madje ka fituar një pseudonim, Ariu Selfie .

Autoritetet e zonës kanë përfituar nga episodi i këtij ariu për të shpjeguar se për çfarë shërbejnë këto kamera dhe si funksionojnë. “Kamera për zbulimin e lëvizjes na japin një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth mënyrës sesi speciet lokale përdorin peizazhin rreth nesh duke minimizuar praninë tonë në habitate të ndjeshme,” thotë Will Keeley, ekolog i lartë i jetës së egër në Hapësirën e Hapur dhe Parqet Malore.

Ky specialist shpjegon se “këto kamera luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar stafin e OSMP për të identifikuar zona të rëndësishme të kafshëve të egra”. “Informacioni që mbledhim prej tyre përdoret për të rekomanduar masat e mbrojtjes së habitatit për të ndihmuar në mbrojtjen e zonave natyrore të ndjeshme,” thotë Keeley.

Këto pajisje kalojnë pa u vënë re nga kafshët. Ato aktivizohen vetëm kur dikush qëndron para tyre. Kur kjo ndodh, kamerat nxjerrin një fotografi të palëvizshme. Kamerat përdorin dritën infra të kuqe për të krijuar fotografi që minimizojnë shqetësimet për jetën e egër të natës. Përveç kësaj, ata janë në gjendje të bëjnë video për dhjetë ose tridhjetë sekonda.

Kafshët zakonisht urrejnë këto kamera. Për këtë arsye, stafi i këtyre parqeve i vendos kamerat e tyre në korridoret ku ka mundësi të kalojnë kafshët, siç janë nënkalimet e autostradave. Departamenti vendos gjithashtu kamera në zonat ku ka shenja të aktivitetit të kafshëve të egra, të tilla si gjurmë në dëborë ose shtigje gjuetie që kalojnë gardhe.

“Ndonjëherë vendosim kamera në vende ku mendojmë se do të gjejmë kafshë të egra enigmatike si kastorët amerikanë ose arinjtë e zinj,” shton ekologu i kafshëve të egra i OSMP, Christian Nunes./tetova.com