Ballina Kronika Ish-e dashura e shqiptarit rrëfen vrasjen e tij në Mykonos

Ish-e dashura e shqiptarit rrëfen vrasjen e tij në Mykonos

Ish e dashura e shqiptarit i mbetur i vrarë në Mykonos, ka treguar se si ndodhi konflikti mes dy të rinjve.

Visar Dakrama u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek.

Sipas mediave vendase, 23-vjeçarja, e cila kishte lidhje me viktimën dhe me autorin, punon në një lokal nate në ishull.

34-vjeçari shqiptar që u qëllua për vdekje nga 33-vjeçari grek

Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.

Autori i vrasjes në Mykonos

Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren.

I gjithë konflikti fizik mes dy djemve ka ndodhur nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Përleshja ka zgjatur për 10 minuta.

Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews