Ballina Kronika Erdhi për vizitë në Shkup, zhduket e reja nga Kosova, shkupjani alarmon...

Erdhi për vizitë në Shkup, zhduket e reja nga Kosova, shkupjani alarmon policinë: Ma gjeni „balldëzkën“!

Një i ri, banor i Shkupit, ka paraqitur dje në polici rastin dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës 17-vjeçare të gruas së tij, shtetase e Kosovës, e cila ka ikur nga shtëpia ku kishte ardhur për vizitë, me shumë gjasa me të dashurin e saj.

“Me datë 20.02.2023, në ora 14:30, në stacionin policor E.Ç.(22 vjeç) nga Shkupi ka raportuar se 17-vjeçarja me inicialet K.J., nga Kosova, motra e gruas së tij, e cila kishte ardhur tek ai për vizitë bashkë me prindërit e saj, ishte larguar nga shtëpia e tij. Dyshojnë se ajo ka ikur me personin me inicialet Xh.G,, me të cilin ndoshta kanë qenë në një lidhje dashurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po merren masa për gjetjen e vajzës./tetova.com

Lajme të tjera nga kronika:

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë, mbrëmë (20 shkurt), rreth orës 23:00, në bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar nga liria tetovarin K.R. (24) për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Dje (20 shkurt), rreth orës 17:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin A.B. nga Tearca e Tetovës, të cilit gjatë një kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të çështjes ndaj A.B. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (20 shkurt) rreth orës 23:30, në Zhelinë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.I. (24) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga fqinji i tij 19-vjeçar A.Z. se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht dhe e ka futur në automjetin e tij. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (20 shkurt), në ora 10:00 në Zhelinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë për shkak të qëndrimit të padeklaruar në zonë, kanë ndaluar 20-vjeçaren L.M. nga Republika e Kosovës. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe më pas është deportuar në vendlindjen e saj.

Tridhjetë e tetë vjeçar H.R. nga Gostivari, dje (20 shkurt), në ora 13:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:00 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga J.M. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dje (20 shkurt), në ora 10:00, A.B. (46) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 08 shkurt të këtij viti, rreth orës 21:30 para shtëpisë së një familjari të tyre në Dobrosht të Tetovës, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht, nga disa të mitur të tjerë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (20 shkurt), në ora 07.00 mbi fshatin Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin L.Z. (34) nga Bogovina e Tetovës, i cili një orë më parë ishte denoncuar nga Xh.Xh. (28) nga Novosella 2 e Tetovës, se ai e kishte kërcënuar. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Tridhjetë e dy vjeçari M.A. nga Tetova, dje (20 shkurt), në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:50 në rrugën “180” në Tetovë, vajza e tij e mitur ka qenë e kafshuar nga një qen endacak.

Dje (20 shkurt), në ora 14:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar është sjellë i pa shenja jete 67-vjeçari M.S. nga Negotina e Pollogut. Sipas njoftimit, ai ka rënë nga shkallët teksa po lyente në një shtëpi në këtë fshat. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kurse me udhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Më 20 shkurt, rreth orës 03:00, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat D.I. (27) dhe F.I. (22) nga Gostivari, të cilët paraprakisht kanë qenë denoncuar nga 27-vjeçarja K.Gj. nga një fshat i rrethit të Gostivar se e kanë sulmuar fizikisht në një lokal në këtë rrugë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, më 19 shkurt, në ora 13:30 kanë privuar nga liria 39-vjeçarin N.M. nga një fshat i rrethinës së Tetovë, pasi që paraprakisht kishte kërcënuar gruan e tij 39-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë divorci. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj N.M. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 19 shkurt, rreth orës 21:30, në rrugën “Dushko Popoviq” në Gostivar, është privuar nga liria 47-vjeçari Z.S. nga Çegrani i Gostivarit, nën dyshimin se ka kryer dy vjedhje të rënda në shtëpi në lagjen Dutllok në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 19 shkurt, në ora 14:55 në SPB – Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Çajle – Ballindol vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 18-vjeçari S.E. nga Çajla e Gostivarit ka dalë nga rruga. Në aksident drejtuesi S.E. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij ka kaluar vetëm me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews