Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar në orën 1:07 të mëngjesit në qendër të rajonit Marche, në provincën Macerata të Italisë, njofton ANSA, transmeton tetova.com.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 9 kilometrash dhe një epiqendër midis komunave Treia dhe Pollenza.
Rikthehet frika te popullata, dëmtime të vogla në Treia: disa fragmente suvaje të rënë ose çarje të vogla. Kryebashkiaku Franco Capponi thotë se “shumë, veçanërisht ata që jetojnë në katet e sipërme, e kanë kaluar natën në makinë”. Kontrollet në shkolla janë duke u zhvilluar. Mësimet në Treia do të zhvillohen rregullisht.
Tërmeti me magnitudë 3.8 u ndje edhe në Macerata, ku njerëzit dolën në rrugë, si dhe në provincën e Fermos: kryebashkiaku Paolo Calcinaro në faqen e tij në Facebook u përpoq t`I qetësojë qytetarët.
Në fund të janarit veriu i Italisë u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë pesë ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 23 kilometra nga qyteti i Rimini dhe ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi Iranin jugor këtë mëngjes, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas faqes së internetit të EMCC, tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, 112 km nga Bandar Abbas. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Një tërmet i ri ka goditur mbrëmë zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë. 11 persona humbën jetën dhe 300 u plagosën./tetova.com