Një aksident ka ndodhur në ujërat italiane, ku varka e peshkimit ku po udhëtonin mbi 180 emigrantë është përmbytur, ku deri më tani raportohet për 45 viktima mes tyre dhe një foshnjë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se varka u copëtua ndërsa përpiqej të zbarkonte emigrantët në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë, si dhe deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë.
Mësohet se emigrantët janë nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia, si dhe shkak për përmbytjen e varkës ka qenë moti i keq ku kjo e fundit është përplasur me shkëmbinj.
Të paktën dyzet e pesë emigrantë, përfshirë një foshnjë të porsalindur disa muajshe, vdiqën pasi një varkë e vogël u mbyt mëngjesin e sotëm pranë qytetit italian të Crotone në Kalabri, thanë autoritetet italiane.
Përveç 45 të vdekurve, tetëdhjetë e një persona u shpëtuan, 22 prej të cilëve u shtruan në spital. “Sipas të mbijetuarve, në bord ishin 140 deri në 150 persona”, tha për Reuters Manuela Cura, një zyrtar i qeverisë provinciale.
Zjarrfikësit thanë se më shumë se 200 njerëz ishin në bordin e varkës, e cila u shpërtheu në shkëmbinj disa metra larg bregut.
Kura i tha Reuters se anija e emigrantëve ishte nisur tre ose katër ditë më parë nga Izmiri, Turqi, duke shtuar se në bord kishte njerëz nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
Dhjetra e dhjetëra u mbytën, duke përfshirë fëmijë, dhe shumë konsiderohen të zhdukur”. “Kalabria mban zi për këtë tragjedi të tmerrshme”, tha presidenti i rajonit, Roberto Occiuto. Papa Françesku tha se po lutet për të gjithë këta njerëz.
“Unë lutem për secilin prej tyre, për emigrantët e zhdukur dhe të mbijetuar”, tha Papa në fjalimin e tij të së dielës drejtuar besimtarëve.
Policia italiane publikoi pamjet e rrënojave të varkës së drurit të shpërndara qindra metra larg plazhit, së bashku me dhjetëra shpëtimtarë dhe emigrantë të shpëtuar që prisnin në plazh për t’u dërguar në qendrat e pritjes.
Duke shprehur “trishtimin e thellë” për aksidentin, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se ishte “kriminale të nxirreshin në det një anije mezi 20 metra të gjatë me 200 njerëz dhe një parashikim të keq të motit”. Meloni theksoi se qeveria italiane po punon për të parandaluar incidente të tilla dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh midis vendeve për emigrantët.
Aksidenti ndodhi disa ditë pasi parlamenti i Italisë miratoi rregullat e reja të diskutueshme për shpëtimin e emigrantëve. Ligji i ri detyron anijet e ndihmës të kthehen në port pas një operacioni shpëtimi dhe të mos ndërhyjnë në situata të tjera, edhe pse viktimat nuk janë larg, gjë që mund të zgjasë me ditë.
Përveç kësaj, këto porte janë shpesh shumë larg, duke komplikuar më tej operacionet e shumta të shpëtimit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, pothuajse 14 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, krahasuar me 5200 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 4200 në 2021.
OJQ-të shpëtuan vetëm një pjesë të vogël të tyre dhe shumica u ndihmuan nga Roja Bregdetare ose Marina. Qeveria akuzon OJQ-të se inkurajojnë emigrantët të vijnë dhe inkurajojnë kontrabandistët.