Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë sot në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Downing Street tha se ai do të takojë kryeministrin Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim në Parlament.
Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.
Zelensky iu adresua ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, në një video nga Kievi.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar.