Zjarrfikësit turq, të cilët u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, i cili u godit nga tërmetet dorëzuan në polici rreth 2 milionë dollarë. Ata u thanë forcave të rendit se duke gërmuar në vendin e shembur Ayşe-Mehmet Polat gjetën para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.
Në momentin që nisën të nxirrnin paratë, zjarrfikësit e filmuan gjithçkaje celular dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë. Të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, ata i dorëzuan paratë tek një stacion policie. Shefi i Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, Cafer Yılmaz, tha për Anadolu Agency se ata hasën shpesh në situata të tilla.
“Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja. Më pas aty mbetën mallra të shumta. U gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Zjarrfikësit fillimisht shpëtuan jetët dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën.
Ndodheshim në një pallat të shembur në qendër të qytetit. Prej aty i dërguam policisë 2 milionë dollarë. Kjo tregon disponimin e zjarrfikësve. Ka pasur shumë incidente të tilla. Ky është vetëm një. Të gjitha gjërat që shohim ne i dorëzojmë në polici. Është ditë solidariteti dhe uniteti” – tha ai.
Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.
“I kemi dorëzuar plaçkat e qytetarëve që ndodheshin nën rrënoja, pasi u shpëtuam fillimisht jetën. Në fakt, është një ngjarje e zakonshme që ne të gjejmë para” – tha ai. “Personi që nxorëm kishte shumë dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje. I dorëzuam me procesverbal. Të gjithë ata që punuan atje na treguan dashuri” – tha ai. ©LAPSI.al