Ballina Bota Xi Jinping mbërrin në Moskë! Putin: Partneriteti ynë është i veçantë

Xi Jinping mbërrin në Moskë! Putin: Partneriteti ynë është i veçantë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Rusi, i cili do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ka qenë ky i fundit që ka bërë me dije se Xi Jinping ka mbërritur në Moskë, ndërsa në faqen zyrtare të Kremlinit shkruan se partneriteti tyre është i veçantë. Putin shkruan se vullneti kinez për të luajtur një rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës është i mirëpritur.

“Xi është një mik i mirë i vjetër. Partneriteti ynë është i veçantë. Ne presim një zbatim të rëndësishëm të marrëdhënieve tona, të cilat tashmë janë në një pikë shumë të lartë. Do të flasim për të gjithë: ne nuk do të kemi kufizime apo tema të ndaluara. Marrëdhëniet tona tregtare do të zgjerohen. Kërcënimet e përbashkëta do t’i luftojmë së bashku”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews