Ujëvarat e Kamjanit janë bërë një atraksion dhe destinacion i madh turistik, jo vetëm për vizitorët nga vendi dhe rajoni, por edhe nga vendet më të largëta.
Aktivisti i njohur i këtij fshati, Rushit Ismani ka publikuar sot pamje se sit e këto ujëvara kanë arritur edhe turistë nga Japonia.
Një punë vetëmohuese po jep rezultatet e saj dhe fut një fshat të Tetovës në hartën turistike të botës.
Bashkëpunëtorët e Tetova News Rushit Ismani dhe Dilaver Jonuzi kanë bërë eksplorimin e bukurive të mahnitshme të fshatit Kamjan të Tetovës. Ata ju njohin ujëvarat e mrekullueshme sipër këtij fshati.
Fshati Kamjan i takon grupit të vendbanimeve që shtrihen në rrëzë të malit Sharr, në Pollogun e Poshtëm, në veriperendim të Maqedonisë. Ka drejtim të shtrirjes lindje-perëndim dhe ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës.
Shikoni pamjet:
Shikoni pamjet:
Ujëvara e parë e fshatit Kamjan të Tetovës:
Bukuritë e fshatit Kamjan të Tetovës (Prill 2021):
Dushku, Fshati Kamjan, Tetovë: