Policia e Shtetit njoftoi se ka zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është Edmond Haxhia. Kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se shkak ishte gjakmarrja mes 2 fiseve. Pas publikimit të emrit të porositësit ka reaguar e afërmja e Edmond Haxhisë dhe e dy kushërinjve Lekstakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Nertila Marku shkruan se e gjitha është e “montuar” kundër familjarëve të saj.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” – shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.