Ballina Kronika FOTO/ Ky është portugezi që ekzekutoi biznesmenin Nikulaj

FOTO/ Ky është portugezi që ekzekutoi biznesmenin Nikulaj

Ky është Ruben Saraiva, 27-vjeçari portugez që akuzohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin. Bashkë me të, Policia e shtetit ka shpallur në kërkim edhe Edmond Haxhia që akuzohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit.

Ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen. Haxhia, (foto poshtë) është një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje.

ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura. /LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews