Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje ka ndodhur një aksident tragjik në aksin rrugor Shkup-Tetovë, ku jetën ka humbur një person i moshës 31-vjeçare.
“Me datë 07.05.2023, në ora 15:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Shkup-Tetovë, në zonën e fshatit Arnaqi, automjeti i tipit “Fiat” me targa të Strugës, drejtuar nga personi me inicialet A.S.(49) nga fshati Labunishtë i Strugës ka përplasur personin me inicialet A.S.(31) nga fshati Jurumleri i Shkupit. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend këmbësori A.S, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB.
Video bonus:
https://youtu.be/a4G5VkuJPuM
https://youtu.be/RusRSb8k_sY