Në manifestimin per shënimin të fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan i pranishëm ishte edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai bashkë me funksionarë të tjerë të partisë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në këtë fshat, por në shenjë revolte për mos zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, u pengua nga babai i dëshmorit Ali Mahmuti që të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij. Dëshmori i UÇK-së, Ali Mahmuti nga Hasanbegu i Shkupit ka rënë në betejën e Mateçit në luftimet e vitit 2001.
View this post on Instagram