Ballina Aktualitet Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, palët miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit! S’ka dakordësi...

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, palët miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit! S’ka dakordësi për draft-statutin e Asociacionit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, në takimin e përbashkët që u mbajt në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Kosova “nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ende nuk ka një deklaratë nga kryeministri Kurti.

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë për mediat ka thënë se palët kanë dallime të mëdha mbi këtë çështje.

“Sot ekipi menaxhues prezantoi draftin e parë para palëve. S’është drafti final. Është një pikë fillimi. Këtu është. Ky draft për Asociacionin përbën një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes. Ky draft tashmë është vënë në tryezë. Kryeministri Kurti ndau me ne këndvështrimet e tij për mborjtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, dhe siç pritet, këndvështrimet e palëve janë shumë të largëta mes vete sa i përket këtij Asociacioni. S’kam pritur ndonjë gjë tjetër. Isha i bindur se palët do të kenë vështrime të ndryshme për natyrën e Asociacionit të komunave”, ka thënë Borrell.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise.

“Kurti i dha këndvështrimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Këndvështrimet mes palëve janë të ndryshme sa i përket Asociacioinit të Komunave me Shumicë Serbe. Dua të inkurajoj të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këto negociata, dhe të jenë të gatshme për të bërë kompromise. Procesi duhet të udhëzohet nga marrëveshjet e kaluara”, deklaroi Borrell

Ndërkohë, sipas Deklaratës për të Zhdukurit nga lufta, dy liderët janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000./rtsh.al/

https://youtu.be/un4Re94uAfU

@tn.lajmelokale
@tetovanews