Ballina Kronika Sapo ishte liruar nga burgu, vritet në Spanjë 29-vjeçari nga Vlora

Sapo ishte liruar nga burgu, vritet në Spanjë 29-vjeçari nga Vlora

Vritet 29-vjeçari, Endrit Sinaj në Girona.

Mediat italiane raportojnë se i riu nga Vlora u plagos me plumb në bark, e për pasojë ndërroi jetë në urgjencën Trueta në Girona.

Mediat shkruajnë se shqiptari kishte një të kaluar të lidhur me marihuanë dhe grabitje të dhunshme, në Spanjë dhe Shqipëri. Ende nuk dihet vendi i ngjarjes dhe autori i krimit.

Falë targës së makinës që kishin kapur kamerat, u gjet edhe personi që e kishte lënë në urgjencën e Truetës: një djalë tjetër shqiptar.

Ky person shpjegoi se ai e kishte marrë të plagosurin në anë të rrugës, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm, megjithëse u mor në pyetje për një kohë të gjatë e madje iu kontrollua edhe banesa.

Viktima, ishte lirua me kusht pak ditë më parë, pasi u arrestua së bashku me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të trafikut të marijuanës me qendër Marbella. Sinaj u arrestua në La Selva dhe një gjykatë në Marbella i dha atij liri të përkohshme.

Mediat shkruajnë se Sinaj kishte edhe llogari të pambyllura në Shqipëri.

Ai ishte pjesë e grupit prej pesë personash që u arrestuan në tetor 2020 në qytetin e Vlorës.

Sinaj dhe shokët e tij, pasi kishin kontrolluar objektivin e tyre me dronë, sulmuan një shtëpi të veshur me kapuç, të armatosur dhe duke u shtirur si policë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews