Ndërsa mbante predikimin e së Premtes në një xhami në Stamboll, një imam i quajtur Murat Gündoğdu i bëri thirrje xhematit që të “përgatisnin armët” në natën e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale më 28 maj dhe shtoi “dy armët e mia janë të mbushura plotë”.
Një imam turk që punonte në xhaminë Cebeci në lagjen
Sultangazi të Stambollit i bëri thirrje xhematit të “përgatiste armët e tyre” natën e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale më 28 maj.
Ndërsa mbante hutben e xhumasë, imami Murat Gündoğdu i tha xhematit se “Përgatitni armët tuaja. Përgatitni armët në natën e 28 majit. Dy armët e mia janë të mbushura plotësisht. Çfarë po vuajmë prej tyre (opozitës)? Për 80 vjet, çfarë ka vuajtur ky vend prej tyre, nga pasardhësit armenë?”, shkruante e përditshmja BirGün më 21 maj.
Deklaratat e İmam Gündoğdu shkaktuan një reagim në mesin e xhematit të xhamisë, si dhe në mediat sociale ndërsa pamjet e momenteve u përhapën.
Nga ana tjetër, mësohet se qytetarët ankoheshin për Gündoğdu që mbronte qeverinë dhe bënte propagandë partiake pothuajse në çdo predikim të së premtes.
Pas raportimit, Drejtoria e Çështjeve Fetare (Diyanet) më 21 maj njoftoi se kishte nisur një hetim për incidentin.
Në ndërkohë bëhet e ditur se Diyanet shkarkon imamin pasi i kërkon xhematit të ‘përgatisë armët’ natën e zgjedhjeve
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) ka shkarkuar përkohësisht imamin Murat Gündoğdu, i cili i bëri thirrje xhematit të “përgatisë armët e tyre” në natën e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale më 28 maj, ndërsa mbante predikimin e së premtes.
Turqia mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj. Në zgjedhjet presidenciale, Erdogan zyrtarisht mori 49.52% të votave, ndërsa Kiliçdaroğlu mori 44.88%. Kjo është hera e parë që Turqia do të përjetojë balotazhin e zgjedhjeve më 28 maj./tetova.com